Arkeologu, pedagogu dhe politikani i njohur Neritan Ceka prej ditësh po mjekohet në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid-19.

Pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij.

Prej 13 ditësh ata po marrim mjekim në shtëpi. Në një bisedë telefonike me Ora News, Ceka tregon se gjëndja e tij shëndetësore është e mire dhe po shkon drejt shërimit.

Gjithashtu falenderon të gjithë miqtë, të afërmit por dhe shumë të tjerë të cilët iu gjendën pranë dhe i kanë dërguar mesazh solidariteti për ta përballuar këtë periudhë të vështirë.

Nuk harron të përcjellë dhe apelin drejtuar të gjithëve për të pasur më shumë kujdes për veten por edhe  për njerëzit e tyre të dashur

Edhe stafi i Ora News dhe RTV Ora i uron shërim të shpejtë profesorit dhe mezi e presim sërish në studiot tona televizive.