Nëna në gjendje kome nga Covid: "Duhet të lejohet të vdesë"

Nëna në gjendje kome nga Covid: "Duhet të lejohet të

Një nënë më Covid-19 duhet të lejohet të vdesë kundër dëshirës së familjes së saj, ka vendosur një gjykatës.

Gruaja, e cila është në fillim të të 30-ave, ka qenë në gjendje kome që nga lindja e djalit të saj muajin e kaluar.

Spitali Universitar i Leicester NHS Trust tha se shanset e saj për të mbijetuar ishin të pakta dhe dhënia fund e trajtimit ishte në interesin e saj më të mirë.

Familja e saj, të cilët janë myslimanë, kërkuan më shumë kohë për trajtim dhe thanë se besonin që "vetëm Zoti mund t'i jepte fund jetës."

Çështja e gruas u dërgua të martën më 23 shkurt, në Gjykatën e Mbrojtjes, ku analizohen çështje në lidhje me njerëzit që nuk kanë aftësi mendore për të marrë vendime për veten e tyre.

Gruaja ishte dërguar me urgjencë në spital, pasi ishte infektuar me Covid në javën e 32 të shtatzënisë.

Një specialist i tha gjyqtarit se pankreasi i  saj kishte ndaluar së funksionuari, një mushkëri kishte "vdekur" dhe stafi kishte provuar gjithçka.

"Shanset e saj për t'u shëruar nga Covid janë të pakta," tha ai.

"I gjithë ekipi mendon se ajo ka arritur në pikën ku është, në thelb zero."

Gruaja, e cila gjithashtu ka një vajzë 3 vjeçare, ka sëmundjen Addison, një çrregullim i rrallë i gjëndrave që prodhojnë hormone thelbësore.

Motra e gruas i tha gjykatës :"Ne besojmë në mrekulli."

"Kur Zoti të ketë shkruar vdekjen tonë, atëherë ne do të vdesim."

"Për ta hequr nga priza makinerinë, kjo është sikur t'i kërkojmë dikujt të na vrasë.”

Bota Lajme koma covid

EMISIONET