1200 familje në një bllok pallatesh në tiranë, në çdo verë përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Për këtë shkak kanë protestuar për rreth dy orë në zyrat e UKT, ku vetëm pas mediatizimit të reagimit morën si premtim furnizimin tre herë në ditë.

Prej tre vitesh në tiranë çmimi u ujit të pijshëm është rritur, por pavarësisht premtimeve, sërish familjet nuk kanë parë ndryshim në rubinete.

“Ky është viti i tretë që kemi probleme me ujin. Jemi 8 pallate që ne verë dhe me pandeminë nuk kemi furnizimi me ujë. Ne na gënjejnë vazhdimisht, sidomos UKT-ja. Ia kanë vënë fajin depove të ujit, apo ndërtuesit. Kanë marrë në mbrojtje UKT-në.”

Nën thirrjet duam ujë banorët të cilët jetojnë në zonën e ish-qytetit të nxënësve mësynë mëngjesin e së premtes në ambientet e zyrave qendrore të ujësjellës kanalizime.

Pavarësisht protestës në këtë institucion, banorëve iu krijua mundësia vetëm pas dy orë qëndrimi. Ndoshta edhe nga fakti se në zyrat e UKT uji nuk mungonte

Për të diskutuar me zyrtarët, banorët zgjodhën një grup përfaqësimi, ku morën dhe premtimin për furnizimin me ujë të pijshëm.

Më herët protesta e tyre nisi para pallateve të tyre për të marshuar drejt zyrave të UKT duke kërkuar zgjidhjen e ujit të pijshëm për rreth 1200 banorë.

Lexo edhe: Banorët në Tiranë në protestë për mungesën e ujit: Nuk vëmë dot një lavatriçe, bashkia na ka braktisur