Nën-Shkodra e izoluar nga uji, Bashkia përsërit kërkesën për shpalljen e emergjencës, në Kurbin era dëmton shtëpitë

Nën-Shkodra e izoluar nga uji, Bashkia përsërit

Nënshkodra vijon të jetë e përmbytur, 2785 hektarë sipërfaqe ndodhen ende nën ujë, qindra prej tyre që nga data 8 janar.

Fshati Obot, Dajç dhe Mushan janë tërësisht të bllokuar për shkak të prezencës së ujit, që shkon më shumë se një metër.

500 ton lëndë ushqimore për bagëtitë dhe shpallja e gjendës së fatkeqësisë natyrore lokale, është kërkesa e bashkisë për familjet që kanë mbetur të bllokuara.

Ndryshe ka qenë situata në Kurbin, ku shiu dhe erërat e forta kanë shkulur pemë në fshatrat Shpredhet dhe Bushnesh.

Disa shtëpi janë dëmtuar, ndërsa banorët rrëfejnë frikën e madhe që kanë përjetuar.

"Me tjegulla, me të gjitha i ka prishur. Unë bashkë me fëmijët aktualisht jam jashtë."

Në pogradec Reshjet e së premtes mbrëma kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

Në Aksin rrugor Maliq-Moglicë ka pasur rrëshqitje të mëdha dherash, që kanë shkaktuar probleme në qarkullim.

Edhe Në Gramsh ka pasur reshje të pazakonta breshëri.

Pavarësisht situatës së zymtë, dëbora dhe i ftohti kanë sjellë një atmosferë ndryshe në Dardhë.

Edhe pse rruga është e vështirë nga dëbora dhe akulli, qindra turistë kanë shkuar këtë të shtunë për të shijuar bukuritë që të ofron zona.

Vendi Lajme banoret permbytje nenshkodra

EMISIONET