Mbërrijnë nël aeroportin e Rinasit katër fëmijët shqiptarë që mundën të dilnin nga kampi sirian i Al Hawl.
Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe Rasha si dhe 11-vjeçari Endrit Dumani këtë të martë shkelën pas shtatë vitesh tokën shqiptare aty ku i pret ngrohtësia familjare .
Ata shoqërohen nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj, të cilët ishin në Beirut për ti marrë drejt Shqipërisë.
Jashtë ambjenteve të aeroportit ata priten nga familjarë të shumtë.