Publicisti i njohur Veton Surroi nuk e sheh një lajm të mirë ngecjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit.

Në një intervistë me Skype nga Prishtina, për emisionin “Tempora” nga Sonila Meço mbrëmjen e sotme në RTV Ora, publicisti i njohur thotë se edhe Shqipëria ka barrën e vet në këtë proces.

Veton Surroi: Lajm i keq edhe për Maqedoninë e Veriut e cila ka bërë një veprim shumë të madh në reformat e veta. Nuk është lajm i mirë për Shqipërinë. Do të ishte mirë për Shqipërinë që të kishte një lloj monitorimi më të madh nga ana e BE-së.

Kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por ka të bëjë edhe me vendet anëtare që nuk duan zgjerim me shtete të tjera.

Natyrisht Shqipëria ka barrën e vet sepse  i ka hyrë një procesi politik pa konsensus në shoqëri. Çështja e integrimit duhet të kishte qene çështje që i bashkonte forcat politike por për fat të keq nuk ka ndodhur.