"Në tokën tënde nuk paguan"/ Lame ndërhyn live në "Ora Juaj" dhe sqaron qytetarin për legalizimet

"Në tokën tënde nuk paguan"/ Lame ndërhyn live

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, ndërhyri live në emisionin “Ora Juaj” në Ora News, për të sqaruar qytetarët e shumtë që telefonojnë lidhur me procesin e legalizimit dhe të pronësisë.

Nxitur nga një qytetar nga Fieri, i cili u interesua mbi mënyrën se si veprohet në rastet kur legalizimi bëhet mbi tokën bujqësore, Lame sqaroi se, në raste të tilla nuk ka asnjë pagesë, përveç asaj për të marrë certifikatën e pronësisë e cila vërteton që toka është e personit që aplikon për legalizim.

Artan Lame: “Je emisioni që të ndjek çdo mëngjes për problematikat e qytetarëve. Por në rastin konkret, i ndjek problematikat që kanë të bëjnë me tokën bujqësore, që është masive. Në rastin konkret, me që është në tokën e tij, nuk paguan asgjë për legalizimin e banesës. Sepse është tokën e vet, nuk paguan tokën.

Por nga ana tjetër, ti duhet ta demonstrosh që toka është e jotja. Se nuk besohen me llafe këto punë. Që ta vërtetosh që toka është e jotja atëherë duhet certifikata e pronësisë. Duhet të shkosh në Kadastër, duhet të bësh pagesën përkatëse për certifikatën. E vetmja pagesë që duhet të bësh është ajo që e bën çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën Botërore, ku nxjerr një dokument, ka një pagesë. Vetëm pagesa e certifikatës së pronësisë. Kaq!

I kanë thënë zotërisë që duhet të shkosh në bashki. Me ligjin e vjetër duhet të shkonte në bashki, me ligjin e ri nuk ka më sepse e mbyll të gjithë ciklin Kadastra. Por pagesën e dokumentin sigurisht duhet ta bësh. Se kush i paguan ata punonjës atje që të shërbejnë?

Vendi Lajme Ora News Lajmi i fundit Sociale artan lame kadastra Aktualitet Ora Juaj legalizimi telefonata klod karaj

EMISIONET