Përdorimi i lëndëve narkotike po nxit të rinjtë drejt kryerjes së veprave të tjera penale duke shkaktuar veç problemeve shëndetësore, edhe problem me ligjin.
Ora News sjell dëshminë e dy të rinjve të cilët po përpiqen të rehabilitohen. Klodiani, një 41 vjeçar që po përpiqet të largohet nga droga, tregon se 5 herë ka kaluar në overdozë dhe disa herë është arrestuar nga policia për vjedhje. Sipas tij lënda narkotike gjendet me çmim të lirë në Tiranë
Tirane- Klodiani, tani 41 vjeç tregon si ka nisur të përdorë drogën.
“Kaloja gjithmonë atje dhe i pyeta se çfarë bënin aty. Më thanë po pinin heroinë. Ata e pinin me cigare. I kërkova ta provoja dhe ma ofruan” tregon ia për Ora News.
I rritur në jetimore Klodiani tregon se shpesh hërë është arrestuar nga policia pasi është kapur duke vjedhur me qëllim sigurimin e parave për blerjen e dozave të heroinës.
“Kam qenë edhe kontigjent i krimit, për vjedhje për të siguruar lëndë narkotike”
Ai shpjegon se në Tiranë ka zona të ndryshmë ku lenda narkotike shitet me çmime të lira
Dikur ka qenë 5 mijë, vajti 10, pastaj 12, ka gjysmë grami 1 gram. …Aty, këtu.. Në 6 të pasdites, 12 të natës. Në 2 të drekës”
Përgjatë 23 viteve perdorim ai ka kaluar 5 herë në overdozë.
“Kam kaluar 4- 5 herë në overdozë”
Edhe pse ndodhet në një qëndër reabilitimi Klodiani thonë se shkëputja nga përdorimi i lëndëve narkotike nuk është e lehtë.
“E kemi prishur ndonjëherë”

Ndërsa një 26 vjeçare tregon tregon se cfarë e shtyu të përdortë drogë që në moshën 15 vjecare
“Kisha problem me ankthin dhe miku im më tha merre se të ndihmon të harrosh. Isha 15 vjeçe kur e provova për herë të parë”
Tashmë ajo ka heqyr dorë nga lëndër e tjera narkotike përvec hashashit të cilin e konsumon rregullisht
“Hashashin, tani të gjithë e përdorin” tregon ajo.

Klodiani, I cili ka kaluar në këtë rrugë të vështirë, ka një mesazh për të rinjtë bazuar në ato që ka mësuar e pësuar gjatë kësaj periudhe.
“Jam penduar por nuk ka kthim pas. U them të rinjve mos ta fillojmë”