Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër të një vajze më 24 shtator të këtij viti dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Edhe pse ka vetëm dy muaj që ka sjellë në jetë vogëlushen e saj, mami Gigi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram na ka lënë të gjithëve me gojë hapur me fizikun e saj perfekt.

E veshur me rroba sportive dhe një bluzë të stampuar me fjalën “Voto” Gigi ka dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm për ndjekësit e saj. Modelja bukuroshe i nxiti ata të votojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Në mbishkrimin e fotos, Gigi shkruajti: “Unë votova javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që unë dua që ajo të shohë; por jo vetëm për ne, për shokët amerikanë që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb që është i unifikuar, që është empatik, dhe për një udhëheqës që është i dhembshur “.