Në shtëpi me kokainën gati për shitje, arrestohet shqiptari në Itali

Në shtëpi me kokainën gati për shitje, arrestohet shqiptari

60 gramë kokainë, 1,500 euro para cash dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave të drogës.

Këto janë ato çfarë agjentët e policisë gjetën në shtëpinë e një 29-vjeçari shqiptar në Legnano të Italisë.

I vendosur në San Giorgio, shqiptari pa dokumentacion të rregullt në shtetin apenin  dhe i gjykuar edhe më herët për krime të ndryshme, do të duhet tashmë të përballet me drejtësinë italiane nën akuzën e “tregtimit të lëndëve narkotike”, përcjell Ora News.

Pas arrestimit, 29-vjeçari u dërgua në burg në Busto Arsizio (Va) ku do të duhet të presë për të dalë para gjykatës.

Mediat italiane, që kanë publikuar lajmin, nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij.

EMISIONET