Tomorr Alizoti, mbrēmē tha: jam i djathtë dhe me PD, se PD rrëzoi komunizmin si parti e djathtë

Alizoti, ose nuk njeh historinë dhe personazhet e PD dhe kryesisë së saj, të udhëheqjes së saj, edhe të liderve studentorë, që ishin anëtarë të Partisë së Punës Shqipërisë me tesera partie në xhep ose bashkëpuntorë të Sigurimit, ose e di këtë histori dhe nuk kupton moskuptimin e antikomunistëve-komunistë dhe BP të Sigurimit në krijimin e PD-së.

Përsa i perket asaj që përsërit shpesh, se jam i lindur i djathtë, Alizoti duhet të dijë se njeriu lind njeri dhe formësohet gjate jetës.

Si njeri i leçtuar për shkenca politike dhe ekonomike, duhet të këtë kuptuar se në Shqipëri, shtrati për të djathtën as ka ekzistuar dhe as nuk ekziston, dhe jo më të jetë zhvilluar. Këtë duhet ta kuptoj në qoftë se ka lexuar historinë politike dhe të djathtës në botë, si dhe kur krijohet ajo.

Trashëgimi familjare e të djathtës(?!) nuk është të qënit kundër komunizmit si doktrinë e majtë, sepse, edhe fashizmi dhe nazizmi kundër komunizmit ishin por janë të majta.

Balli Kombëtar me intelektualin e kalibrit Mithat Frashëri, kundër komunizmit ishin por ishin të majtë, bile Reformën Agrare e kishin idem si komunistët.

Edhe një tjetër kalibër intelektual Social-Demokrate Musine Kokalari, shembull rezistence dhe kundërshtie kundër komunizmit dhe personalisht DIKTATORIT, ishte e majtë, por një model dhe vlerë kombëtare për një shoqëri demokratike dhe të lirë.

Pra ka ndere shumë të larta dhe modele dinjitare, kulturore elitare – qytetare nga e majta, por nuk mund ti anatemojmë dhe ti qujmë të pander sipas logjikës së Alizotit pse nuk janë të “djathtë”.

Alizoti, me lastiqe debatikase PD-iste si galloshe komuniste-antikomuniste, krijon ilaritet me menyren e të shprehurit dhe botëkuptimin e tij lexuar nëpërmjet komunikimit tij, aq më shumë kur thotë se është formësuar në perëndim.

Alizoti, duhet të mësojë se kultura e dijes nuk shfaqet nëpërmjet Citimive si citate në çdo fjali, të filozofëve, politikanëve, ekonomistëve, por dija si kulturë paraqitet nëpërmjet asaj çka krijon nga kultura e dijes dhe jo si papagall i moskuptimt të citat-leximit.

*Opinioni u mor nga faqja zyrtare në facebook e publicistit Demalia