Në Shkodër 115 raste zjarresh në një muaj, zjarrfikësit kritika Zonave të Mbrojtura dhe Policisë

Në Shkodër 115 raste zjarresh në një muaj, zjarrfikësit

Zjarrëvëniet e qëllimshme janë kthyer sërish në shqetësim për zjarrfikësit tashmë që kanë nisur ditët e nxehta. 115 vatra janë regjistruar në Shkodër, në harkun e një muaji ku zjarrfikësit kanë kritika për punonjësit e zonave të Mbrojtura dhe Policinë.

115 vatra zjarresh janë regjistruar në Shkodër vetëm për periudhën fund qershori – 27 korrik, ku pjesa më e madhe dyshohen zjarrvënie të qëllimshme.

E ndërsa peshën kryesore e mban shërbimi zjarrfikës, ky i fundit hedh akuza se administrata e zonave të mbrojtura dhe ajo e pyjeve nuk bashkëpunojnë për shuarjen e vatrave aktive në këto sipërfaqe, megjithëse çdo verë ato kanë vëzhgues shtesë.

Ridvan Bushati: Vinë 4-5 veta sa bëjnë fotografi dhe zhduken.

Bushati nuk kursen kritikat edhe për policinë që këtë vit ndryshe nga të shkuarit, nuk po rakordon me shërbimin zjarrfikës për rastet e përsëritura të zjarreve.

Ridvan Bushati: 7 herë në të njëjtin vend, policia duhet të reagojë dhe të shqyrtojë dikë për rastet.

Për ta konkretizuar këtë problematikë, ai i referohet rasteve që janë dërguar për ndjekje penale në gjithë këto vite.

Ridvan Bushati: Prej vitesh asnjë ndjekje penale.

Ndërkohë një vatër zjarri e nisur në një kosh mbetjesh urbane u përhap në varrezat e fshatit Garunjas në Lushnje.

Pakujdesia dhe zjarrvëniet e qëllimshme kanë bërë që zjarret të përfshirjne disa hektarë me ullishte në Myzeqe.

Vendi Lajme shkoder Kronike zjarret e veres

EMISIONET