"Në qendër hiq e vë pllaka, periferia si Siri" Banorët e Shkozës në protestë për rrugën

Në pamje të pare rruga në lagjen “Spahiu” në Shkozë duket sikur i përket një zone rurale por në fakt jemi në kryeqytet në rrugën ”Theofan Popa”

Të shtunën banorët dolën në protestë për të kërkuar asfaltimin e aksit.

Flasin Banoret: "Është turp. Një kilometër rrugë e pashtruar. Na duket sikur të jemi në Siri por dhe me aq taksa të shtrenjta që paguajmë ne kjo rrugë do ishte e shtuar në cilësinë më të madhe.

20 vite e mbaj mend qendrën hiq pllaka e vër pllaka ndërsa periferinë e mbulojnë ferrat”   

Zona është lënë në harresë prej vitesh, pasi përveç problemeve me rrugën nuk ka as ndriçim

“Shohim me telefon, me kandil si në kohë të qepës.”

Qytetarët thonë se u kanë premtuar në kohë fushate por zgjidhje nuk kanë gjetur.

“Askush nuk na ka dhënë zgjidhje. Vetëm gënjejnë”

Të mbledhur të gjithë bashkë thonë se nëse rruga nuk do të asfaltohet do të shkojnë në bashki për të kërkuar llogari.

“Ose të vijë këtu dhe të shohë rrugën ose të hënën I shkojmë në zyrë.

Në këtë zonë jetojnë 400 familje të cilat prej vitesh nuk kanë përfituar investime nga ana e bashkisë.

Vendi Lajme Lajmi i fundit tirane Aktualitet protesta ne shkoze rruge te demtuara

EMISIONET