Në pritje të vaksinës, epidemiologu: Sfidë kryesore për Shqipërinë organizimi i popullatës, jo frigoriferët

Në pritje të vaksinës, epidemiologu: Sfidë kryesore për

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje  "Skype" për Ora News  ka folur për situatën epidemiologjike në vend ku tregon se duke marrë parasysh numrin e të infektuarëve vendi mund të jetë shumë afër imunitetit.

Alimehmeti gjatë fjalës së tij thekson faktin se kur vaksina të mbërijë në Shqipëri do të duhet një kalendar i detajuar për  të shmangur grumbullimin e madh të njerëzve pranë qendrave shëndetësore.

 Ai thotë se sfida më e madhe është mënyra si do të menaxhohet procesi i vaksinimit teksa shtoi se për ruajtjen e vaksinës mjafton që qeveria të hapë një fond për blerjen e frigoriferëve duke marrë parasysh faktin që vaksina Pffizer kërkon një temperaturë të posaçme.

https://youtu.be/-N5ZRNs27dM

"Pffizer deklaron që vaksina në dhoma frigoriferike të posaçme në temperaturën -70 gradë celsius qëndron 6 muaj, të cilat sot në Shqipëri në numër të madh nuk janë por dhomat frigoriferike blihen nuk është ndonjë vështirësi. Ndërkohë që në kontenierët e trasportit të vetë Pffizer, pra si i sjellin ata vaksinat me akull të thatë dhe nëqoftëse i ndërohet çdo pesë ditë akulli dhe nuk ka ndonjë vështirësi këtu se akulli i thatë gjerësisht gjendet mund të qëndrojë deri në 30 ditë. Më pas në kushte frigoriferi normal qëndron deri në pesë ditë.

Pra, nuk është kaq ekstreme sa mendohet këto janë të dhënat që vetë Pfizzer i ka dhënë.  Ky vaksinim është gjatë pandemisë dhe me kushte më ekstreme rruajtje. Duhet një kalendar nuk mund të grumbullosh njerëzit dhe nuk mund ta çojmë vaksinën në çdo vend rural apo qendër periferike, thjesht nuk e bëjmë dot.  Do të duhet një kalendar shumë i detajuar dhe i mirë organizuar që në mënyrë këta njerëz të vijnë  në qendrën më të afërt në qytete.  Kjo është sfida më e madhe organizimi i popullatës , blerja e frigoriferëve nuk është vështirësi. Hapet një fond dhe blihen."

Ndërsa sa i përket frikës për variantin e ri të coronavirusit, epidemiologu thot se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Alimehmeti shton se deri tani ky lloj i ri nuk është më shumë agresiv.

Prej 24 dhjetorit fasha e orarit për qarkullimin e qytetarëve do të ndryshoj, dhe gjithashtu edhe puna për baret restorantet dhe fastfood-et.

Këto për mjekun janë masa të lehta të cilat lidhen edhe me numrin e ulet të infektimeve në 24 orë.

Vendi Lajme shqiperi vaksina ilir alimehmeti epidemiolog frigorifere

EMISIONET