Për të dytën natë me radhë kryeqyteti u përfshi në protesta të dhunshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie të hënën pas mesnate, (8 dhjetor 2020)
As njoftimi i dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj nga kryeministri Rama sapo protesta kishte nisur nuk i qetësoi.
Policia ndryshe nga një natë më parë u duk më e përgatitur dhe e shumtë në numër në numër por edhe protestuesit iu përgjigjen kësaj strategjie duke u ndarë në disa zona çka e vështirësonte menaxhimin e tyre.
Protestuesit u mblodhën para kryeministrisë dhe ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ata goditën me sende të forta policët dhe godinën e Ministrisë e më pas u shkuan para kryeministrisë.
Kordona policie i mbrojtjën dy institucionet dhe përdorën ndaj protestuesve makina me ujë dhe gaz lotsjellës.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në grupe më të vogla, duke goditur institucione të tjera pranë shëtitores “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë edhe Ministrinë e Financave.
Forcat e rendit i ndoqën grupet e protestuesve përgjatë shëtitores, të ndihmuar edhe nga dy automjete me ujë presioni.
Në sheshin “Skënderbej” po ashtu policia i largoi protestuesit e mbledhur në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku gjendet edhe selia e Partisë Socialiste.
Grupe më të vogla protestuesish u zhvendosën në lulishten në krah të presidencës. Aty është hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Grupet e të rinjve protestues u mbledhën edhe në zonën e njohur si Blloku ku dogjën kazanët e mbeturinave.
Protesta nisi në orën 18:00 dhe u mbyll në orët e vona të mbrëmjes, pasi ishte kishte kaluar ora policore.
Në mbyllje pati shoqërime të shumta, mes tyre edhe gazetari i Rtv Ora Xhoi Malësia
LIVE
Ora 23: 00 Lirohet gazetare, tregon dhunen brenda në komisariat
Ora 21:00 RTV Ora thirrje policise te liroje urgjentisht gazetarin e Ora News Xhoi Malesia
Ora 08:59 Policia dhunon dhe arreston gazetarin
Dhuna e policisë nuk ka kursyer as gazetarët këtë mbrëmje.
Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia ka qenë duke transmetuar pamje live nga zona e 21 dhjetorit, kur policia ka ushtruar dhunë mbi të.
Edhe pse ai dëgjohet t’u thotë që është gazetar dhe ka treguar badge-in, policia nuk është ndaluar.
Më herët Xhoi Malësia po raportonte se policë civilë kishin filluar arrestimet.
Ora 20:30 Policia shoqëron me forcë disa persona para Kuvendit. Tentuan të marrin edhe një të mitur por më pqas e lanë të lirë.
Ora 20:10 Shoqërohen disa protestues nga policia.
Ora 20:05 Policia shpërndan me ujë dhe gaz protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.
Ora 19: 45 Raportohet për përplasje fizike mes protestuesve dhe trupave të FNSH-së tek kryeministria.
Ora 19: 43 Protestuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës.
Ora 19:29 Protestuesit djegin koshat e mbeturinave te ish-Blloku.
Ora 19:23 Policia shoqëron disa persona.
Ora 19:22 Thyhen xhamat e selisë së PS. Disa deputetë që kanë qenë në selinë e PS jane larguar menjëherë, pasi një grup ka tentuar të hyjë në hollin e selisë. Protestuesit heqin tabelat e rrugëve, thyejnë semaforët
Ora 19:20 Protestuesit zhvendosen drejt zonës së ish-Bllokut. Rrëzojnë koshat e mbeturinave dhe godasin më gurë lokalet në zonë.
Ora 19:05 – Vijon ende protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha në kryeqytet.
Protestuesit janë duke u përballur me policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejt.
Policia ka hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që një pjesë e protestuesve janë drejtuar te Kryeministria.
Ora 18:45 – “Luftë” në qendër të Tiranës, policia përdor gazin lotsjellës, protestuesit gurë dhe sende të forta.
Ora 18:06 – Kanë nisur tensionet në protestë. Protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme, duke tërhequr me forcë kangjellat ndarëse dhe duke hedhur shashka.

Ora 18:35 Një grup personash janë futur brenda Ministrisë së Financave. Ndaj tyre janë hedhur granata tymuese.
Ora 18:30 Protestuesit vijojnë te hedhin sende të forta drejt godinave.
Ndërkohë një pjesë prej tyre janë mes bashkisë dhe ministrisë së Transportit. Po qëllojnë drejt efektivëve të policisë.
Ora 18:00– Nis protesta para Ministrisë së Brendshme. Para godines ka një perimetër sigurie nga policia. Hidhen gurë dhe shashka në drejtim të godinës.
Ora 17:20 – Mbërrin në ambientet e ministrisë së Brendshme drejtori i sigurisë për rendin e sigurinë publike Gjovalin Lokaj.
Së bashku me të është edhe zv. drejtori i Rendit i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.
Ndërkohë, para ministrisë kanë filluar të mblidhen protestuesit.
Ora 16:30 – Shtohen masat te ministria e Brendshme pasi është lajmëruar një tjetër protestë në orën 18:00 për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.
Furgonë të policisë shihen të dislokuar pranë ministrisë dhe forca të shtuara.
Protesta e djeshme zgjati për mbi 5 orë dhe pati përplasej nga protestuesit me policinë, ndërkohë që disa policë e protestues mbetën të plagosur.
Efektivët e policisë janë mobiluar me shkopinj gome dhe maska anti gaz lotsjellës.
Mbi tarracën e ndërtesave të institucioneve shihen punonjës të policisë që vëzhgojnë situatën.