Hapja e shkollave po shoqërohet edhe me rritje të rasteve të koronavirusit.

Në Pogradec, në 48 orët e fundit raportohet se është infektuar një nxënës gjimnazi.

Veç këtij rasti në Pogradec janë të infektuar dhe 3 punonjës fasonerie dhe 2 infermierë.

Ndërkohë në Gjirokastër një nxënëse e vitit të tretë të shkollës së mesme “Siri Hapllo” ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Përgjigjia e analizave ka mbërritur sot në mëngjes.Ajo kishte shfaqur simtoma të sëmundjes të premten që lamë pas.

Klasa është dezinfektuar ndërsa mësimi do të vijojë normalisht

Po ashtu është marrë tampon për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.