Mbyllja e degëve të studimit është një fenomen shqetësues në universitetet në rrethe në çdo prag viti të ri akademik.

Miranda Rira, përfaqësues e Lëvizjes Socialiste për Integrim ngriti alarmin për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku aktualisht janë mbyllur 13 degë në profile te ndryshme dhe rrezikojnë të mbyllen 10 degë të tjera.

Arsye vlerësohen disa. Por për LSI, kryesore  janë vendimi i qeverisë Rama për mesataren dhe tarifat e larta.

Në këtë situatë, Rira kishte një thirrje për Ministren e re të Arsimit, pedagoge e Universitetit të Elbasanit.