Banorët që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë Krujë së shpejti do kenë shtëpi të re. Pallatet dhe banesat individuale do të ndërtohen në një lagje të re të Fushë-Krujës. Teksa inspektoi punimet në kantier, kryeministri Rama kërkoi përshpejtim të punimeve.

Në zonën e Fushë Krujës ka nisur nga puna ndërtimi i banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ndërhyrja do të krijojë një lagje e re në të cilën pritet të ndërtohen edhe pallate, apo zyra për shërbime publike.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri Rama kërkoi nga firma e ndërtimit që të mos ndalen punimet, pavarësisht kushteve të motit.

Kryeministri u shpreh se është gati nisja e rindërtimit edhe për zona të tjera që u prekën nga tërmeti.

Në lagjen e re të Fushë-Krujës do të ndërtohen 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbra si edhe një treg për produktet e zones.