Në makinë me 54,700 euro: Procedohet 28-vjeçari, dyshohet se i përfitoi nga aktiviteti i paligjshëm

Në makinë me 54,700 euro: Procedohet 28-vjeçari, dyshohet se i

Një 28-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lushnjes pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip ''Audi'', iu sekuestruan 54,700 euro dhe 1 automjet.

Dyshohet se shtetasi Z.GJ i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Ndalimi i tij u bë në vendin e quajtur "Rotondo e Plygut".

''Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasin: Z. Gj., 28 vjeç, banues në Laç'', thuhet në njoftimin e policisë.

28-vjeçari do të procedohet penalisht për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Vendi Euro Lajme sekuestrim Kronike lushnje procedim penal automujet

EMISIONET