Në furgon me 18 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen dy të rinjtë

Në furgon me 18 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës,

Dy persona janë vënë në pranga në Korçë në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Shtetasi E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiran, u kap duke transportuar 18 emigrantë nga Pogradeci drejt Tiranës.

Ndërkohë, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, kishte rolin e shoqëruesit.

'’29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip "Volkswagen", 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre’’, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike korce emigrante te paligjshem perimetri

EMISIONET