Banorë të lagjes pranë pallateve Çabej në zonën e Kombinatit prej më shumë se 8 muajsh po durojnë pluhurin e kaosin që është shkaktuar nga punimet e Bashkisë në rrugë. Ata thonë se ato janë të vonuara e të pajustifikuara, ndërsa akuzojnë kryebashkiakun Veliaj se po bën shoë.

 Prej më shumë se 8 muajsh situata në zonën e njohur si pallatet “Çabej” në Kombinat është kjo që shihet.

Pluhuri, kaosi, puseta të pambyllura e tela vështirësojnë përditshmërinë e banorëve të kësaj lagjeje.

“Nuk e di se sa do zgjasin këto punimet. Shumë problem është, shumë pluhur ka.”

Për ta punimet e tejzgjatura nga ana e Bashkisë janë të pajustifikueshme.

Thonë me ironi se kryeqyteti nuk është vetëm qendra e rrugët kryesore, por edhe periferia.

Banorët akuzojnë kryebashkiakun Veliaj se bën show në kurriz të tyre.

“Veliaj show bën, asgjë tjetër.”

Javë më parë pikërisht në këtë rrugë ka qenë vetë kreu i bashkisë së Tiranës që pa nga afër punimet, të cilat duket se ende nuk kanë mbaruar pasi në rrugë sheh ende puseta të hapura.