Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi të mbajtur sot me gazetarët bashkë me kryetaren e KQZ në LSI Silva Caka, dhe sekretaren organizative Eriona Bixha, foli mbi procesin zgjedhor të 21 nëntorit, brenda forcës politike që drejton.

E pyetur nëse është uruar nga presidenti i Republikës Ilir për rizgjedhjen në krye të LSI, Monika Kryemadhi është përgjigjur duke treguar se çfarë kishte ndodhur me fletët e votimit në Skrapar e Poliçan.

Sipas saj, në fletët e votimit, përkrah mbiemrit Kryemadhi kishin vendosur në kllapa dhe mbiemrin Meta.

Kryemadhi: Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar! Ma tregoi Silva, kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet me Monika Ramazan Kryemadhi, në kllapa Meta.

Nuk më ka uruar por besoj se ka qenë shumë kurioz të di për pjesëmarrjen se ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë, ka qenë në Dibër të Madhe.