Mëngjesin e sotëm (9 korrik) është ekstraduar nga Shqipëria në Itali, shqiptari Luan Vrapi i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Me urdhër të Prokurorisë së Foggias lëshuar më 24 nëntor 1999 akuzohet per vrasjen e qëllimshme në Itali, të 22 vjeçarit-shqiptar Hyso Telharaj.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të 1999.

Luan Vrapi akuzohet dhe si anëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte punën e punëtorëve bujqësorë në zonën e provincës së Foggias.

Viktima Hyso Telharaj, i punësuar për mbledhjen e produkteve të stinës  në komunën Capitanata, nuk kishte pranuar të paguante haraç nga rroga e tij për punëdhënësin dhe u ekzekutua nga shqiptari Luan Vrapi.

Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të policisë shqiptare e Zyrës Italiane të ekspertëve  Sigurisë në Tiranë.

Luan Vrapi pas mbërritjes në aeroportin Fiumicino të Romës është shoqëruar në burgun e Barit në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.