Administratori i një firme private është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vdekjen e një punëtori 28 vjeçar.
Shtetasi, R. H., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.
28 vjeçari u rrëzua nga skela teksa po punonte pa leje në banesën e 46 vjeçarit Lulzim Koni i arrestuar ditën e ngjarjes më 8 shtator 2020.
Ndaj 39 vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 10.09.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.