Karabinierët e Luccas në Itali kanë vënë në pranga një 35 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim.

Ndaj shqiptarit me banim në Altopascio ishte lëshuar një urdhër arresti nga Spanja pak ditë më parë për tregti narkotikësh dhe mashtrim.

35 vjeçari u arrestua teksa drejtonte makinën, ndërkohë që për momentin është shoqëruar në komisariatin e Luccas.