Policia e Sarandës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim d, ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim G. B. alias A. B., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë në prnga kanë përfunduar dhe dy qytetarë në Vlorë, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit F. S, 52 vjeç, banues në Sarandë dhe D. T., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.