Në kërkim për plagosjen e adoleshentit, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Në kërkim për plagosjen e adoleshentit, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili më datë 15 janar 2021 ka plagosur me thikë një 16-vjeçar.

Sipas asaj që raportojnë uniformat blu të kryeqytetit, gjatë ndalimit, 34-vjeçarit i është sekuestruar edhe një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis.

Policia Tiranë: Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë ndalimit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç".

Vendi Lajme policia plagosje Lajmi i fundit Kronike tirane Aktualitet arrestimi

EMISIONET