Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 48 vjeçari në Kukës

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 48

Një 48 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria është vënë në prangat e Policisë në Kukës.

I arrestuari me iniciale B.S., 48 vjeç, banues në Kosovë gjatë kalimit në pikën kufitare të Morisë, rezultoi se ishte në kërkim, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin për në shtetin austriak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme Lajmi i fundit kukes austria Aktualitet interpoli pika kufitare e morines

EMISIONET