Teksa situata me Covid-19 është duke u rritur në të gjithë botën shumë vende janë duke marrë masa të ashpra.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel  ka thënë se do të vendosë që të mbyllen në karantinë edhe ata persona të cilët kanë simptoma të lehta si kolla.

Në Gjermani është duke u aplikuar karantina e pjesshme ku janë mbyllur vetëm aktivitetet argëtuese dhe kulturore.

Kulmi i valës së dytë është kapërcyer dhe pandemia është vënë nën kontroll sipas autoriteteve franceze. Ndërkohë në SHBA, shifrat e viktimave dhe infektimeve vijojnë të jenë dramatike.

Austria do ta shpallë të martën karantinën kombëtare, duke u bërë vendi i dytë në Europë, teksa kryeministri Kurz njoftoi se së shpejti do të nisë testimin në masë të popullsisë.