Në kafe me covid-19, Durrësi s’ka tamponë: Jepen vetëm 20 në ditë

Në kafe me covid-19, Durrësi s’ka tamponë: Jepen vetëm

Pavarësisht shifrave në rritje të të infektuarve me koronavirus, shumë qytetarë në durrës edhe të infektuar me virusin, nuk po respektojnë masat e karantinimit.

Zija Alhysa, ndihmës epidemiolog, i angazhuar në marjen e tamponeve dhe gjurmimin e rasteve tregon se në jo pak raste kur jane paraqitur në banesat e të infektuarëve nuk i ka gjetur aty.

“Ne kemi njerëz të infektuar që shkojmë për tu marrë tamponin nënës ose babës dhe i gjejmë nëpër kafe, presim derisa të hapin derën.”

Nga ana tjetër Durrësi po përballet edhe me mungesë tamponësh.

“Tirana është kryeqytet dhe marrin 300 tamponë në ditë, ndërsa spitalit në Durrës  jepen rreth 20 tamponë.”

Duket sikur shifrat e larta të të infektuarve do të bëjnë që Ministria e Shëndetësisë të urdhërojë hapjen e spitaleve rajonale Covid, ndërsa Drejtorja e Spitalit të Durrësit thotë se Durrësi është gati për të hapur repartin e të sëmurëve me coded-19.

“Këto ditë po mbulojmë gjithë spitalin me postacine oksigjeni.”

Aktualisht Durrësi ka 1170 persona aktivë me koronavirus, nga 2615 që kanë rezultuar në total pozitivë, dhe ka 66 viktima.

Vendi Lajme durres covid kafe tampone Aktualitet

EMISIONET