Në Gjermani, më shumë respekt për punonjësit e shërbimit sanitar

Në Gjermani, më shumë respekt për punonjësit e

Pandemia e Covidit-19 e ka rritur fluksin e punës për punonjësit sanitarë në institucionet shtetërore dhe në spitale.

Distancimi social, maskat, larja e duarve janë masat që përsëriten shpesh për parandalimin e infeksionit, por rëndësi ka edhe dezinfektimi i ambienteve ku qëndrohet.

Në një nga klinikat për të moshuarit, në Gjermani, polakja Izabela Paciniak, merret me larjet dhe pastrimet e përditshme, por tani kujdeset edhe për gjurmët në parmakët e shkallëve, në butonat e ashensorit, në çelësat e dritave dhe në çdo sipërfaqe që përbën rrezik kovidi.

"Na duhet të jemi më të kujdesshëm, të punojmë më mirë sesa më parë. Maskat na e vështirësojnë frymëmarrjen. Kemi edhe frikë, ndërsa kryejmë dy teste të kovidit-19 çdo javë" thote Izabela Pacyniak, sanitare.

Punonjësit sanitarë në Gjermani vërejnë se është rritur respekti ndaj tyre në muajt e fundit, edhe pse shërbimi i dezinfektimit në vend vlerësohet pak krahasuar me të tjerat.

sinkron 5 - Sophia Loff, cleaning service provider

"Puna e tyre nuk vlerësohet sa duhet sepse është e padukshme. Ka sektorë ku dallohet pastërtia ose papastërtia. Por dezinfektimi është i vështirë për t'u gjykuar me sy" tregon sanitarja Sophia Loff

Një i moshuar thotë: "Pastruesit punojnë shumë mirë. Pastrojnë edhe kur nuk ka gjë për të pastruar. Duhet kujdes maksimal, në fakt, sidomos në shtëpitë për të moshuarit, ku janë personat më të brishtë."

Më 27 janar të vitit 2020, Gjermania konfirmoi rastin e parë me koronavirusin e ri në qytetin e Mynihut, një person që kishte lidhje biznesi me Kinën.

Një vit më vonë situata në vend mbetet serioze, me më shumë se 50 mijë viktima e kufizime të gjithanshme, ndërsa pragun e 100 mijë viktimave në Europë e kaloi të martën Britania e Madhe.

Të dhënat paraprake tregojnë se 8 mijë punonjës sanitarë, të përkujdesjes në spitale apo në klinikat e të moshuarve, po u ashtu mbetën viktima të sëmundjes infektive.

Bota Europa gjermani

EMISIONET