Shumë qytete franceze kanë vendosur si rregull mbajtjen e maskave në qendra tregëtare ose në zona të tjera me një popullsi të dendur. Mirëpo, qyteti jugor Riviera i Nice ka shkuar një hap më tej.

Që prej këtij mëngjesi, të gjithë qytetarët tani do të duhet të mbajnë maskën të vendosur që prej momentit që dalin nga shtëpia.  Edhe qyteti Toulouse, do të ketë të njëjtin rregull duke filluar nga dita e premte.

Kryetari i bashkisë, Christia Estrosi thotë se e ka marrë këtë vendim për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Ai shtoi se vetëm kështu mund të parandalojnë shtimin e rasteve të  infektuarëve.

Policia ka vendosur gjoba të gjithë personave që nuk mbajnë të vendosur maskën.

Franca është duke u përballur me një numër të shtuar të rasteve të së infektuarëve me koronavirus. Zona më e goditur është rreth Marsejës me 85 të infektuar për çdo 100,000 banorë.