Në Australi i mbledhin lekët me fshesë? Vajza e Shyhrete Behlulit tregon sa paguhen në koncertet jashtë

Në Australi i mbledhin lekët me fshesë?  Vajza e Shyhrete

Gresa Behluli është një këngëtare e cila ka bërë për vete publikun duke qëndruar origjinale në zhanrin e saj muzikor.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora gjatë bisedës me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça ajo ka folur mbi projektet e radhës duke mos dhënë shumë informacione të detajuara.

Gresa gjithashtu foli dhe për koncertet e saj jashtë shtetit ku një ndër to ishte Austrlia në të cilën kishte shkuar 2 herë.

Padyshim që të gjithë jeni kureshtarë të dinë se sa paguhen artistët shqiptarë në koncertet jashtë dhe Gresa i jep fund njëher e mirë thashethemeve për shifrat e larta që qarkullojnë lart e poshtë.

Arjon Muça: Më kanë thënë që në Australi i mbledhin lekët me fshesë

Gresa Behluli: Nuk më ka ndodhur kështu, mirë do ishte . Nuk është gjithçka leku, për mua personalisht jo njëher. Është kënaqësia që merr nga ata njerëz që vijjnë aty të të shikojnë, kjo është gjithçka për një artist.

Showbiz Lajme Dite e Re Arjola Shehu arjon muca gresa behluli

EMISIONET