Në 24 orë gjobiten me 3000 lekë 644 qytetarë për mos mbajtje maske

Në 24 orë gjobiten me 3000 lekë 644 qytetarë për mos

Policia e Shtetit ka vazhduar edhe ditën e sotme me vendosjen e gjoba për personat që nuk mbajnë maska.

Sipas policisë, në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 644 qytetarë, me masën 3.000 lekë secili.

"Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.  Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë." - njofton policia.

Pas 15 tetorit, maska është e detyruar në ambientet publike, sipas një akti normativ të nxjerrë nga qeveria.

Vendi Lajme maske qytetare leke Aktualitet gjobitje

EMISIONET