Franca po planifikon ashpërsimin e masave kundër covid-19. Ky vendim ka ardhur pas rritjes së ndjeshme të rasteve të të infektuarëve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10,000 raste të reja me koronavirus, duke shënuar rekord të numrit të të infektuarve brenda një dite prej kur ka nisur pandemia.

Këto të dhëna janë publikuar pak para takimit kyç të ministrave dhe ekspertëve të shëndetësisë për vendosjen e masave të reja.

Jean-Francois Delfraissy, kreu i këshillit shkencor ka pralajmëruar se vendit do i duhet të përballet me një shpërsim të ndjeshëm të masave.

Franca vendoset e shtata në listë për sa i përket numrit të të vdekurve nga covid-19 në nivel botëror. Më shumë se 30,800 persona kanë humbur jetën pasi janë prekur nga koronavirusi.