"Në 15 shtete në SHBA janë hequr masat e pandemisë" mjeku Çelaj: Vaksinimi nëpër stadiume reklamë për politikanët

"Në 15 shtete në SHBA janë hequr masat e

Në një lidhje live për Ora News nga SHBA, mjeku Sulejman Çelaj ka folur në lidhje me menaxhimin e pandemisë, kryesisht në New York, por jo vetëm.

Çelaj ka thënë se 15 shtete në Amerikë kanë vendosur të heqin masat e marra anticovid për të parë ecurinë me imunizimin e tufës, ndërkohë që ka shtuar se vaksinimi nëpër stadiume e sheh si reklamë për politikanët.

Çelaj: Gati 15 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendimin për heqjen e maskës dhe të gjithave masave të Covid-19. Është për t'u parë në ditët dhe javët në vijim se si do të rezultojë, çfarë do të ndodhë, sepse ka mundësi për një imunizim masiv që ka ndodhur në mënyrë spontane. Kjo e ndihmuar edhe nga vaksina. Mbetet për t'u parë, por patjetër është shumë më rëndësi që të ndiqet me kujdes.

-Marrja e këtyre mendimeve do të thotë që ka një kontroll dhe një menaxhim të situatës?

Çelaj: New York ka filluar hapjen e restoranteve me një kapacitet 25% të të gjitha lokaleve, disa shkolla kanë filluar të hapen. Shkollat private thuajse të gjitha kanë funksionuar në mënyrë të rregullt, por ato shtetërore vazhdojnë të jenë të mbyllura. Nuk dinë se si është e mundur që një shkollë të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe tjetra jo. Virusi nuk di të dallojë se cila shkollë është private dhe shtetërore. Kjo të jep mundësi për të dyshuar se ka shumë politika dhe gjëra të tjera në mënyrën se si po trajtohet dhe menaxhohet covidi. Ajo çfarë do të ndodhë në ato shtete do të jetë shumë interesante për të vëzhguar nëse imuniteti i njerëzve të caktuar, edhe pse është numri i të vaksinuarve shumë i vogël, nuk besoj që tani në këtë fazë do të bëjë ndryshimin në ato vende që është hapur.

Disa nga vaksinat kërkojnë të ruhen në temperatura shumë të ulëta dhe jo të gjitha klinikat apo zyrat e mjekëve kanë frigoriferët e nevojshëm. Që të prodhojmë frigoriferë për një vaksinim që ndoshta kurrë në jetë nuk do të na duhet më, është një shpenzim tepër i madh, por edhe mënyra se si politikanët po mundohen të fitojnë pikët e tyre, duke dashur të tregojnë që hapin qendra të ndryshme për vaksinimin e popullatës, nuk janë aq efikase.

Kemi shumë klinika dhe spitale dhe nuk ka nevojë që të shkohet nëpër stadiume për vaksinimin, por unë i shikoj si reklama për politikanët.

Intervista në studio për gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.

Shendetësi Lajme pandemi vaksinim New york Intervista në Ora News sulejman celaj

EMISIONET