Ndyshimet klimatike, prioritet i administratës së re të Joe Biden

Ndyshimet klimatike, prioritet i administratës së re të Joe Biden

Ndryshimet klimatike janë një nga prioritetet e administratës së re të Joe Bidenit. Ndërsa më herët është shprehur se do t’i bashkohet marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, Joe Biden, caktoi ish-Sekretarin e Shtetit John Kerry për të shërbyer si i dërguar special për klimën. Mediet amerikane shkruajnë se ky është një një rol i krijuar rishtazi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

"Nën administratën Biden-Harris, siguria kombëtare dhe politika e jashtme amerikane do të drejtohet nga profesionistë me përvojë, të gatshëm për të rivendosur udhëheqjen parimore në skenën botërore dhe udhëheqjen dinjitoze në vend," tha ekipi i tranzicionit në një deklaratë.

John Kerry, ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet e administratës Obama për të luftuar ndryshimet klimatike, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Klimës të Parisit, në vitin 2015.

Pas emërimit në këtë post, Kerry reagoi me anë të një shënimi në Twittter ku tha se kombi amerikan së shpejti do të ketë një qeveri që e trajton krizën e ndryshimit të klimës si kërcënim urgjent të sigurisë kombëtare".

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë që emetimet e karbonit të jenë afër zeros në vitin 2050.

Bota Lajme SHBA SHBA joe biden prioritet ndryshimet klimatike

EMISIONET