Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh kryetar i komisionit të vlerësimit brenda PD, Bujar Nishani i ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, tha se ndryshimet e fundit kushtetuese të miratuara nga parlamenti, tregojnë se vendi është në një situatë anormale, dhe veprime janë anormale.

Nishani: Jemi në një situatë anormale, përballë një modeli anormal. U ndryshua kushtetuta dhe ligji zgjedhor për herë të parë në 30 vjet, nga një njeri. As në 1990 kur u ndryshua sistemi nuk ndodhi kjo, Partia Demokratike erdhi në 1992 me një forcë të jashtëzakonshme, nuk guxoi të bënte ndryshime, shkoi në referendum në 1994, as në 1997 kur vendi ishte jashtë kontrollit dhe e majta kishte marrë revansh të fortë, nuk ndodhi kjo.

Nuk ka ndodhur asnjëherë, kjo që po ndodh sot, por ne nuk mund të fshihemi pas realitetit kjo ndodh, këtë realitet, këtë model anormal kemi përpara, ne duhet të përshtasim taktikën tonë, unë këtë e kam sygjerur, ka diskutim se cila është formula e përshtatshme për të maksimalizuar votën e Partisë Demokratike.