Ndryshimet Kushtetuese, Mediu: Rama me axhendë anti-EuroAtlantike. Opozita parlamentare të ndjehet e keqardhur

Ndryshimet Kushtetuese, Mediu: Rama me axhendë anti-EuroAtlantike. Opozita

I ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar situatën politike në vend pas ndryshimit në Kodin Zgjedhor ditën e djeshme.

Sipas Mediut, kryeministri Edi Rama ka një axhendë anti-EuroAtlantike, ndërsa shtoi se për kreun e mazhorancës afrimi i Shqipërisë me BE duket si ndëshkim.

“Edi Rama me të gjitha lëvizjet që bëri, kryesisht me ndryshimet kushtetuese në mënyrë banale donte të përfitonte politikisht.

Rama përdori disa deputetë të cilët nuk e dinin për çfarë ishin aty. Ndryshoi Kushtetutën me qëllim ndalimin e koalicioneve. Donte ndalimin e koalicionit të shqiptarëve. Opozita parlamentare duhet të ndihet e keqardhur për çka ndodhi.

Ndërkombëtarët donin konsensus dhe gjatë gjithë kohë kanë shtyrë për dialog dhe konsensus. Asnjë prej tyre nuk u respektua nga Edi Rama. Po ta shikoni, SHBA, BE, Britania e kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të tyre.

Ne nuk duhet të presim që ata të bëjnë rolin e partive politike në Shqipëri. Ata kanë një gjuhë diplomatike por Rama nuk do ti dëgjojë. Rama ka një axhendë anti-EuroAtlantike, anti-shqiptare. I duket si ndëshkim afrimi i Shqipërisë me BE. Është një grup në Shqipëri që është kundër afrimit me BE”, tha Mediu.

Sipas kryetarit të PR, sot kemi një sistem autokratik që ngjason me atë të Putinit.

"Reforma zgjedhore është manipuluar në tryezë për ti shërbyer intersave të tij. Për fat të keq reforma zgjedhore është bërë e tillë ti detyrosh qytetarët që të gjykojnë sipas interesit tënd.

Qëllimi i Ramës është vetëm pushteti. Orientimi i Shqipërisë nuk është më perëndimor euroatlantik por që shkon nga lindja,  prirje drejt një organizimi autoritar religjoz dhe kjo është një disfatë e madhe" vijoi më tej Mediu për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Vendi Lajme rtv ora fatmir mediu Politikë rama ndryshimet kushtetuese Aktualitet pr

EMISIONET