Ndryshime në qeveri? Gjiknuri: Askush nuk e ka postin me tapi

Ndryshime në qeveri? Gjiknuri: Askush nuk e ka postin me tapi

7 deputetë të PS-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore kanë depozituar në Kuvend kërkesën për shqyrtim të ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Mes tyre është edhe bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damian Gjiknuri, i cili nga Vlora u shpreh se pas marrëveshjes politike me PD tashmë duhet të gjejë votat në mes të opozitës parlamentare.

Gjiknuri: Një betejë tjetër në Kuvend e cila tashmë ka filluar për arsye se sot politika është tre polare. Nga njëra anë është një opozitë joparlamentare që përfaqëson elektoratin e saj natyrshëm, por ka edhe një opozitë në parlament që ka votat. PS është parti serioze, nuk mund tu shmanget detyrimeve që ka marrë përsipër pasi ato detyrime janë bërë publike, sidomos karshi partnerëve ndërkombëtarë.

Pakica parlamentare ka kërkuar hapjen e listave, por Gjiknuri tregon se si ky proces mund ta ndërlikojë admiistrimin zgjedhor.

Madje deputeti socialist shprehet se nëse nuk arijnë të gjejnë votat, PS duhet të nisë një tjetër dialog politik.

Gjiknuri: Listat e hapura nëse hapen thjesht në mënyrën që kërkon opozita parlamentare, menaxhimi ose administrimi i numërimit të votave dhe i votimit do të bëhet jashtëzakonisht i vështirë. Ne do të luftojmë deri në fund të bëjmë votat për këtë kod, nëse jo atëherë natyrshëm do një kompromis politik të një natyre që unë nuk mund ta them dot tani.

Gjiknuri hedh poshtë aludimet për zgjedhje të parakohshme, madje ai thotë se edhe PD është tërhequr.

Gjiknuri: Vetë PD ka hequr dorë nga zgjehhjet e parakohshme sepse kërkoi kohë për implementimin e teknogjisë së identifikimit biometrik.Nëse PD kërkon zgjedhje të parakohshme ajo teknologji nuk do të bëhet fare.

Socialistët janë të hapura për ndryshimet e reja në qeveri apo të drejtuesve të institucioneve.

Gjiknuri: Drejtuesit e institucioneve nuk i kanë me tapi ato gjëra, ka drejtues që mund të lëvizin.

Edhe pse nuk ka një emër, Gjiknuri bëri publike se drejtuesi i ri i Kadastrës do të jetë nga Vlora.

Gjiknuri: Shumë shpejt do të vendosim drejtues të ri pasi ka shumë ankesa, do të jetë nga Vlora dhe kjo është ajo që kam insistuar shumë. Nuk ka qenë normale që vinë njerëz nga Tirana.

Gjiknuri komentoi gjithashtu edhe reformën në drejtoritë e qarkut të Vlorës duke u shprehur se çdo drejtues do të vlerësohet në bazë të performancave dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

 

EMISIONET