Gjatë intervistës së tij për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, ish kryeministri Sali Berisha, teksa komentoi nisjen e hetimeve nga SPAK për përgjimet e Antimafias italiane, u shpreh se Prokuroria e Posaçme do ta ketë shumë të vështirë hetimin e saj. Por u shpreh optimist për faktin se ajo do të jetë në duart e një prej prokurorëve më të mirë italianë.

Sipas tij, sekseri që kishte lidhje të ngushta në kryeministri dhe bashkinë e Tiranës mund të jetë personi kyç që mund të zbërthejë të gjitha tentakulat e Ndranghetas në Shqipëri.

Sali Berisha: Kreu i Meduzës së Shqipërisë e ka lëshuar direktivën sapo ka dalë dosja. Ai deklaroi se Ndrangheta u largua nga Shqipëria duke mbyll dyqanin në një kohë kur ministria e tij që ai drejtonte ishte klienti më i regullt i tentakulës së Gallos në Shqipëri, ministria e jashtme. Ndaj dhe me këtë direktivë, jam shumë i bindur se SPAK do të ketë vështirësi të mëdha. Ndoshta deri në pamundësi për hetimin e asaj dosjeje.

Por ajo çka më bën optimist është se, dosja është në duart e një prokurorëve më të shkëlqyer të Italisë, një heroi të vërtetë të antimafias dhe unë kam bindjen e plotë se ai do të insistojë që drejtësia të bëhet në të dy vendet, kundër Ndranghetas, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe italianëve.

Lidhjet me Ramën dhe Veliajn janë tashmë të qarta si kristali. Janë njoftuar publikime të ardhshme por edhe ky sekseri me marrëdhënie të ngushta në kryeministri dhe me kryetarin e bashkisë është një aset i mirë për mafian për të zbuluar të gjitha tentakulat deri te kreu i Meduzës apo bosi i shqiptarëve, siç po quhet Edi Rama.

Lexo edhe:

Berisha: SPAK ka kursyer qeveritarët e PS, Rama bllokoi dosjen e Plarent Dervishajt