Ndragheta? Myslim Murrizi: Këtu janë Costra Nostra, Camorra, Ndragheta bashkë

Ndragheta? Myslim Murrizi: Këtu janë  Costra Nostra, Camorra,

Në një intervistë për Ora News, deputeti opozitar Myslim Murrizi, tha se Struktura e Posaçme Anti Korrupsion jo vetëm duhet të nisë hetimet por dhe të kërkojë material shtesë nga prokuroria e antimafias italiane.

Për deputetin abuzimet janë më të mëdha se  sa kanë dalë nga përgjimet.

"Nuk është herë e parë për shqiptarët, para tre vitesh, nëse jam i saktë, ka pasur një palë përgjime të tjera nga prokuroria e Katanias, për një grup tjetër trafikantësh, për disa zyrtarë të tjerë të kësaj mazhorance, të shtetit shqiptar. Por unë me aq sa jam i informuar në pazaret e pista të një lobi të vogël individësh që marrin prej vitesh miliarda euro nga paratë publike, Ndragheta më duket shumë e vogël para këtyre këtu. Këto janë Costra Nostra, Camorra, janë Ndragheta. Këto kanë kryqëzuar klimën e biznesit, monopolet. Kanë përqendruar pothuajse të gjithë pasuritë dhe bizneset strategjike të vendit, në 1-2 duar të caktuara, ku kanë depozituar paratë e vjedhura.”

Murrizi nënvizoi se SPAK duhet të bashkëpunojë me prokurorinë italiane.

“Të kërkojë materiale më shumë, për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe ndoshta ajo që na është servirur nëpërmjet mediave ka qenë diçka e limituar. SPAK-u duhet të marrë nëse ka, materiale konkrete, dosje konkrete", u shpreh Murrizi.

Vendi itali Politikë myslim murrizi Aktualitet pergjimet Intervista në Ora News pergjimet e antimafias

EMISIONET