Ndotja nga fabrika, familjarët në Lezhë kërkojnë largimin nga zona e banuar

Ndotja nga fabrika, familjarët në Lezhë kërkojnë

Protestat për të mbrojtur ambientin pranë familjeve nuk japin zgjidhje. Në Lezhë prej disa muajsh kërkohet largimi i fabrikës së përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazorë për shkak të ndotjes, por kërkesat ende nuk janë marrë parasysh.

Prej muajit shkurt banorët e ish zonës industriale në Lezhë janë ngritur në protestë për të kërkuar zgjidhje e situatës së krijuar nga ndotja që shkakton fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore.

Në stinën e verës situata shfaqet edhe më e rëndë, ndaj ata janë rikthyer në tubim duke paralajmëruar se nuk do të ndalen.

“Do të vijojmë dje do t’i përshkallëzojmë dhe kemi mundësi që të bllokojmë rrugën.”

“Kanë 5 vite që na thonë se do ta rregullojnë dhe kanë 5 vite kështu.”

Fabrika e përpunimit te mbetjeve me origjinë shtazore është vënë në funksion pak muaj më parë dhe drejtuesit e kompanisë pretendojnë se i plotëson te gjitha standardet evropiane.

Vendi Lajme lezhe proteste Aktualitet fabrika zona e banuar

EMISIONET