Koronavirusi prej  muajsh është i pranishëm në të gjithë botën. Njerëzit e frikësuar respektojnë masat e vendosura nga organet përkatëse për parandalimin e virusit.

Ka dhe nga ata skeptikët të cilët nuk e besojnë ekzistencën e Covid-19.

Këngëtari Ramadan Krasniqi i ftuar në emisionin Klan Kosova deklaroi se nuk beson në koronavirusi  dhe numri i vdekjeve më parë ka qenë më i madh se tani.

Virus ka pas çdo herë, grip ka pas çdo herë. Në Pejë në rrethinë çdo ditë kanë vdekur 50 veta dhe në Prishtinë 100. Nuk i ka përmendur askush asnjëherë, tani po vdesin më pak se më përpara. Duke i respektuar institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky po thonë që i pati disa sëmundje të tjera e në kuadër të tyre edhe Covid-19. Unë nuk besoj për vete. Ndoshta më shajnë 100 mijë. Mund të thonë se ky koka viç, koka lopë, debil, por njerzit vdesin”- u shpreh ai.

Vetëm pak ditë më parë edhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri u shpreh se nuk beson në ekzistencën e koronavirusit dhe se është në dilemë lidhur me numërin e rasteve.