I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se partia e tij është kundër “fenomenit” LGBT dhe sa kohë të jetë ai në parlament nuk votoj në favor të tyre.

Ndoka: Programi jonë përputhet me atë të Partisë Demokratike. Programi fillon nga sistemi juridik, mënyra e qeverisjes, arsimi. Partia Demokristiane fokusohet te problemet e familjes. Ne jemi kundër “fenomenit” LGBT. Sa të jem unë në parlament nuk votoj në favor të tyre. Jam kundër martesave brenda së njëjtës gjini. Kjo është e papajtueshme për partinë politike që unë përfaqësoj.