Ndoka: Opozita ka më shumë vota se në vitin 2017, unë mund të kandidoj me PD-në

Ndoka: Opozita ka më shumë vota se në vitin 2017, unë mund

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka u shpreh e Rama duke parë humbjen e tij vuri një pengesë si heqja e koalicionet për të krijuar një diversion politik te opozita.

Ndoka: Rama duke parë humbjen e tij vuri një pengesë si heqja e koalicionet për të krijuar një diversion politik te opozita. Edhe me variantin e ri ne jemi të favorizuar dhe do të ketë një humbje të thellë të Ramës.

Rama nuk e ndryshon dot më Kodin Zgjedhor. Ai ka bërë një aventurë të tillë me shumë kosto morale e politike edhe në raport me ndërkombëtarët. Unë shoh se opozita mund të dalë vetëm me një listë të përbashkët që të krijohet fryma.

Duke e krahasuar veten me vitin 2017, ne jemi mazhorancë edhe me vota. Ne pretendojmë më shumë se kaq. Si opozitë jemi të strukturuar. Unë si parti do të jem me PD-në, pasi kam një lidhje të thellë me këtë parti, madje kam qenë edhe si deputet.

Vendi Lajme Opozita Politikë PD kandidim vota nard ndoka

EMISIONET