I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka u shpreh se i ka ofruar PD në disa qarqe kandidatë dhe se Këto dy ditë do të jetë e finalizuar pjesa e partive të vogla.

Ndoka: Nuk kam pasur frikë në politikë, nuk është fundi edhe nëse Basha nuk pranon bashkëpunimin me Partinë Demokristiane. Unë i kam ofruar PD në disa qarqe kandidatë. Opozita nuk ka përplasje nuk ka xhelozi, sigurisht që ka konkurrencë. Nuk shoh asnjë pengesë për një marrëveshje. Ka pasur negociata në nivele të dyta dhe pjesa finale është me Lulzim Bashën. Këto dy ditë do të jetë e finalizuar pjesa e partive të vogla.