Ndodhej në spital prej disa ditësh, ndërron jetë nga Covid-19 biznesmeni shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2020, 08:28
Drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga COVID-19. Sipas “Zëri.Info”, ai ishte shtruar në spitalin e Shkupit prej disa ditësh, pasi kishte rezultuar me koronavirus.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i biznesmenit, Adriatik Kelmendi i cili përmes një postimi në “Facebook” i shpreh ngushëllime familjes së tij.
“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar ai.