Të paktën tetë persona janë lënduar në Nju Jork, pasi autobusi me të cilën po udhëtonin mbeti i varur në një mbikalim.

Në një fotot të postuar nga Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut në Twitter të enjten mbrëma, shihet autobusi teksa varet në një mbikalim në rrethin e Bronx-it.

Sipas mediave të huaja, shoferi i autobusit ishte midis të plagosurve dhe raportohet se gjendja e tij është kritike.