Ndodh mrekullia/ Pas shumë vitesh e martuar, 37- vjeçarja sjell në jetë trinjakët

Çifti nga Britania e Madhe kishin shumë vite të martuar por ende nuk kishin një fëmijë në jetën e tyre.

Gruaja e identifikuar si Niamh dhe bashkëshorti i saj humbën çdo shpresë. Pas pesë seancave me trajtime  në “fekondimin invitro” nuk dhanë asnjë rezultat dhe Niamh nuk mundi të ngelte shtatzënë. Për këtë arsye ato menduan që të gjenin një nënë zëvendësuese.

Por mrekullia ndodhi dhe Naimh përjetoi simptomat e para të shtatzënisë.

37 – vjeçarja, pas një vizite tek mjeku mëoi se mbante në bark trinjakë të gjinisë femër.

Trinjaket erdhën në jetë më dhjetor të vitit 2019 dhe njihen me emerat Molly, Chole dhe Megan.

“Jeta është plot me ngjyra tani. Thjesht kam familjen që gjithmonë kam ëndërruar. Kam menduar gjithmonë që nuk do të kisha fëmijë, por kur mëson se do të sjellësh në jetë tre të tillë, është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë nuk kisha para në herën e fundit që aplikova fekondimin invitro, por babai më thirri dhe më tha se ka depozituar në llogarinë time bankare shifrën e 7,600 eruove, aq sa është edhe kosto e kësaj ndërhyrjeje. Kur mora këtë lajm shpërtheva në lot. Tani di të them se jam njeriu më i lumtur në botë”, tregon Naimh.

FOTOGALERI TJERA